Komuna e Kaçanikut mbetet e përkushtuar në mirëmbajtjen e rrugëve dhe rregullimin e tyre

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Nënkryetari Ylber Bajra u njoftuan me aktivitetet e javës që lam pas si dhe me planet e kësaj jave në mbledhjen e fillimjavës. Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Ramadush Osmani tha se gjatë javës së kaluar janë angazhuar disa punëtorë në pastrimin e Përroit të Rakocit nga prurjet e mëdha të shiut, ndërsa janë pastruar edhe disa rrugë të qytetit. Po ashtu është punuar gjatë tërë javës në hapjen e tombinës së bllokuar në përroin e Rakocit ku edhe është funksionalizuar, dhe tashmë është hapur për qarkullim pjesa e rrugës në bulevardin “Ismajl Raka”. Drejtori Osmani njoftoi po ashtu se janë duke u përgatitur procedurat e nevojshme për rregullimin e disa rrugëve të parapara për rregullim dhe asfaltim për vitin 2018. Nga ana tjetër Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Bahri Selimi shpalosi raportin e të gjitha të hyrave vetanake për muajin janar në shumë prej 37,074.38 euro, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar të të njëjtës periudhë kohore ka rritje në vlerë prej 20,455.00 më shumë, ndërsa ngritja më e theksuar është tek të hyrat nga tatimi në pronë. Drejtori Selimi njoftoi se stafi i drejtorisë gjatë tërë javës është angazhuar në ofrimin e të dhënave dhe informacioneve të nevojshme për të gjitha bizneset e interesuara për aplikim ne fondet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. Drejtori për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda njoftoi se të gjitha aktivitetet e parapara për shënimin e përvjetorit të dhjetë të Pavarësisë së Kosovës janë realizuar sipas planeve dhe dinamikës kohore. Në takim raportoi edhe Drejtori i Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Ukshin Çallaku,Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Fatmir Loku, Drejtori i Administratës Komunale Festim Neziraj, shefi i zyrës së Prokurimit Shefket Koxha si dhe Shefja e zyrës së Personelit Hidajete Guri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …