Komuna e Kaçanikut merr përsipër transportin e nxënësve të disa lagjeve të fshatit Nikaj

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, nga dita e hënë vazhdimisht ka qenë në kontakt me banorët e fshatit Nikaj, për të zgjidhur problemin e nxënësve të cilët për shkak të ndërtimit të autostradës nuk po munden të kalojnë deri tek shkolla. Kryetari pas vizitës që kishte në këtë fshat dhe takimit në objektin komunal, mori vendim që komuna të merr përsipër të gjitha shpenzimet për transportin e nxënësve nga Lagjja “Kamenicë” dhe një pjese të fshatit Rekë. Kryetari Ilazi theksoi se Komuna e Kaçanikut vazhdimisht është duke ofruar kushtet sa më të mira për nxënësit që të vijojnë shkollën pa probleme. Nga ana tjetër drejtori për Arsim dhe Kulturë Enveri Kamishi tha se janë 80 nxënës nga këto lagje të fshatit Nikaj, të cilët do të udhëtojnë me transport të organizuar nga Komuna e Kaçanikut.

Në takim në objektin komunal së bashku me përfaqësuesit e Bechtel Enkës, Ministrisë së Infrastrukturës dhe përfaqësuesit e Fshatit Nikaj, u diskutuan edhe disa probleme të tjera me të cilat po përballen banorët nga ndërtimi i autostradës. Në takim u konfirmua se kompania Bechtel Enka do të merr përsipër të gjitha përgjegjësitë që ka ndaj dëmeve të shkaktuara, si rregullimi i rrugëve të fshatit, rregullimi i sistemit të ujitjes etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …