Komuna e Kaçanikut mirëpret mërgimtarët me aktivitete të ndryshme

Me moton “Ti je pjesë e atdheut” nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, komuna në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “ Kaçaniku”, organizon një mori aktivitetesh për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë. Fillimisht do të organizohet takim i mërgimtarëve me Kryetarin e Komunës së Kaçanikut, për të vazhduar më pas me një piknik ditor, që do të përfshijë shumë aktivitete kulturore e sportive. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, tha se të gjitha këto aktivitete janë duke u organizuar për të mirëpritur mërgimtarët dhe për të ndjerë ata vetën më afër vendlindjes së tyre.

Agjenda:

Takim i bashkatdhetarëve me Kryetarin e Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe stafin përcjellës me 27 Korrik 2017 e enjte në Ora 11:00, nëVendin, objekti komunal- Salla e Kuvendit.

Piknik në Shtrazë

29 Korrik 2017 ( E shtunë) në Ora: 11:00, Vendi Shkolla Fillore e fshatit Shtrazë (Aktivitetet: Fjalë rasti, Program kulturo artistik- Muzikë popullore, muzikë folklorike dhe muzikë argëtuese si dhe aktivitete sportive.

Dreka ( Ushqime tradicionale)

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …