Komuna e Kastriotit, ka reaguar ashpër ndaj niveleve të larta të ndotjes së ajrit, duke fajësuar Korporatën Energjetike të Kosovës, për mosveprim dhe neglizhencë. Ndotja ka arritur nivele jashtë normales dhe po ndikon rëndë në shëndetin e qytetarëve. Termocentralet ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’ janë identifikuar si burimet kryesore të ndotjes, ndërsa filtrat e termocentralit ‘Kosova B’ kanë qenë jashtë funksionit për një muaj, nga 20 gusht deri më 15 shtator 2024. Komuna thekson se ndotja po shkakton rritje të sëmundjeve respiratore dhe kancerogjene, me mijëra raste të reja çdo vit. Në vitin 2023, janë regjistruar mbi 17 mijë raste të sëmundjeve respiratore dhe 50 raste të reja të kancerit, shumica e të cilave lidhen direkt me ndotjen e ajrit. Komuna ka kërkuar llogaridhënie dhe një raport të detajuar nga KEK-u, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …