Komuna e Klinës nderon dëshmorët e kombit të rënë në Rugovë të Hasit

Me rastin e 19- vjetorit të rënies heroike të tre dëshmoreve të Kombit të Komunës së Klinës, Ilir R. Merturi, Naim Xh. Gashi dhe Vesel S. Avdyli, bashkë me 18 bashkëluftëtarë dhe 9 martirë të tjerë, në Rugove të Hasit, në varrezat e dëshmorëve të kombit të “Kodra e Kuqe”, janë bërë homazhe dhe vënë kurora lulesh te “Kompleksi i Dëshmorëve” dhe të varret e këtyre tre dëshmorëve të Klinës. Në këtë homazh përkujtimi, kanë marrë pjesë, Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, nënkryetari, Besim Hoti, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Fadil Gashi, drejtorë komunal, përfaqësues të Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së, familjarë dhe qytetarë të shumtë. “Të rënët janë emra të historisë më të re të Kosovës dhe lavdia për ta do të jetë e përjetshme. Ngjarja e para 19 vjetëve në Rogovë të Hasit, ka qenë njëra prej ngjarjeve të dhimbshme të Kosovës, por njëkohësisht edhe njëra prej momenteve më të lavdishme të luftës së UÇK-së për liri. Ishin, ata bijtë që braktisën jetën personale për sendërtimin e Kosovës shtet më vete, dhe atë e bënin plotësisht të vetëdijshëm se nuk kishte tjetër zgjidhje pos sakrificës dhe tërësisht u mobilizuan për përkushtimin ndaj atdheut. Ishin djemtë më të gatshëm, më kurajozë dhe vetësakrifikues, që ëndrrën e tyre ta shndërronin realitet”, tha me këtë rast, Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj. Për 21 dëshmorët e kombit dhe 9 martirë, një delegacion nga Klina ka bërë homazhe edhe në vendin e rënies, si dhe ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore të mbajtur në Gjakovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …