Përderisa komuna e Drenasit mbyll tri shkolla shqipe, Komuna e Lipjanit ka finalizuar punimet e ndërtimit të dy objekteve shkollore në fshatrat: Bregu i Zi dhe Mirenë, nga buxheti vetjak në vlerë prej rreth 300 mijë euro. Nxënësit e këtyre dy fshatrave tashmë e kanë nisur vitin e ri shkollor në kushte më të mira. Kryetari i komunës së Lypjani, Imri Ahmeti këto dy projekte i ka cilësuar mjaft të rëndësishme dhe të nevojshme për qytetarët dhe nxënësit e këtyre fshatrave.
