leoni

Komuna e Malishevës dhe LMT vazhdojnë bashkëpunimin e mirë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim, zyrtarë të KFOR-it zviceran në Malishevë, përkatësisht të njësisë së LMT-së. Me këtë rast, Kryetari Begaj dhe komandanti i njësisë së LMT-së në Malishevë, kapiteni Daniel Wyss, biseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë, mes komunës dhe LMT-së. Në këtë takim, u bisedua edhe për planet komunale për këtë vit dhe për mandatin katërvjeçar qeverisës. Kryetari Begaj, i ka njoftuar për planifikimet e komunës së Malishevës, në investimet kapitale, si në infrastrukturën shkollore, rrugore, kanalizimet, bujqësi dhe investimet tjera me rëndësi për qytetarët e Komunës së Malishevës.

Kryetari Begaj dhe kapiteni Wyss, thanë se do të vazhdojnë bashkëpunimin e mirë mes Komunës dhe LMT-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …