Komuna e Malishevës dhe Lagja Vataj në Astrazup nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e parkut

Të enjtën është nënshkruar marrëveshja e bashkëfinancimit për ndërtimin e parkut në lagjen Vataj të fshatit Astrazup. Marrëveshja u arrit mes Komunës së Malishevës, përkatësisht nga kryetari i komunës, Ekrem Kastrati dhe kryetarit të komisionit për ndërtimin e parkut, Rrahim Morina.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Komuna e Malishevës do të financojë një pjesë të projektit për ndërtimin e parkut, ndërsa pjesën tjetër do ta mbulojnë komuniteti i lagjes. Ky bashkëpunim tregon angazhimin e ndërsjellë për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e hapësirave të reja për komunitetin.

Palët janë zotuar që të bashkëpunojnë ngushtë për realizimin e këtij projekti, i cili pritet të ofrojë përfitime për komunitetin që jetojnë në këtë lagje dhe jo vetëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …