Komuna e Malishevës dhe MPMS nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e një qendre të banimit social

Komuna e Malishevës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në Prishtinë, kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit “ndërtimi i objektit të banimit social” në Komunën e Malishevës. Marrëveshja është nënshkruar në mes të nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe sekretarit të përgjithshëm të MPMS-së. Izedin Bytyqi. Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar mes dy palëve, objekti i banimit social duhet të filloj të ndërtohet këtë vit dhe të përfundoj në vitin e ardhshëm, ndërsa projekti për ndërtimin e kësaj qendre do të kushtoj 600 mijë € dhe financohet në tërësi nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes MPMS-së dhe Komunës së Malishevës, MPMS siguron mjetet dhe bën zotimin e mjeteve, ndërsa pagesat bëhen në pajtim me realizimin e punimeve sipas kontratës, kurse procedurat tjera për ndërtimin e qendrës së banimit social, do ti kryej Komuna e Malishevës. Palët nënshkruese janë pajtuar që kjo marrëveshje të fillon të zbatohet nga dita e nënshkrimit, që do të thotë se procedurat për realizimin e projektit, do të fillojnë menjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …