Komuna e Malishevës dhe OSBE vazhdojnë bashkëpunimin e mirë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim pune, drejtorin e zyrës rajonale të OSBE-së në Prizren, George Katcharava, me të cilin kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit mes OSBE-së dhe Komunës së Malishevës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të komunës, në fushat e caktuara, në kuadër të misionit të OSBE-së. Fillimisht, kryetari Begaj, e ka falënderuar drejtorin Katcharava, për vizitën e tij në Malishevë, ndërsa e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me misionin e OSBE-së, më saktësisht me drejtorinë e OSBE-së, për regjionin e Prizrenit, ku bën pjesë edhe Malisheva. Po ashtu edhe George Katcharava, e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe komunikimin e ndërsjellë me Komunën e Malishevës dhe ofroi mbështetjen e mëtutjeshme të misionit të OSBE-së në Kosovë, për bashkëpunim në fushat e caktuara për të cilat ka nevojë Komuna e Malishevës. Begaj dhe Katcharava, u pajtuan që të vazhdoj bashkëpunimi mes Komunës së Malishevës dhe misionit të OSBE-së, për rritjen e kapaciteteve të komunës, në fusha të ndryshme, për të cilat ka nevojë komuna e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …