Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot priti në një takim pune përfaqësuesit e Unionit Shqiptaro-Gjerman e V. në Gjermani. Delegacioni i Unionit përbëhej nga Nuhi Krasniqi, kryetari i degës në Kosovë Nuredin Imeraj dhe koordinatori për Malishevë, Nysret Kryeziu. Gjatë këtij takimi, u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Malishevës dhe Unionit Shqiptaro-Gjerman. Qëllimi i këtij memorandumi është forcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit mes dy palëve, si dhe angazhimi i përbashkët për realizimin e projekteve zhvillimore në Malishevë. Ky memorandum pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme për komunën, duke mundësuar implementimin e projekteve të reja dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në vendet tjera në Gjermani, përfshi edhe diasporën dhe krijimin e kontakteve të reja, përmes së cilave synohet edhe gjetja investitorëve dhe për shkëmbim të përvojave reciproke në fusha të ndryshme.