Komuna e Malishevës do bëhet me Nënstacion të ri të energjisë elektrike me linjë transmetuese 220kV

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, bashkë me kryeshefin ekzekutiv të KOSTT, z. Evetar Zeqiri, kanë nënshkruar kontratën për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale, për ndërtimin e Nënstacionit të ri 220/35/10(20)kV Malisheva me linjën transmetuese 220kV. Nënshkrimi i kësaj kontrate është i një rëndësie të madhe për gjithë qytetarët e komunës së Malishevës, për faktin se po i hap rrugë zgjidhjes së një prej shqetësimeve më të mëdha me të cilin janë përballur qytetarët , pra të mungesës së energjisë elektrike, veçmas gjatë sezoneve të dimrit. Lajm i mirë është se, pas përgatitjes së projektit ndërtimor nga kompania e kontraktuar nga KOSTT, në fillim të vitit të ardhshëm pritet të tenderohet ndërtimi i nënstacionit të ri 220kV, në vlerë prej 5.8 Milion Euro, dhe që parashihet të përfundoj në vitin 2027, për t’i dhënë një herë e mirë siguri furnizimit me energji elektrike gjithë territorit të komunës së Malishevës dhe jo vetëm.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, harta dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …