Komuna e Malishevës do të nisë procesin e Buxhetimit me Pjesëmarrje për vitin 2025

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, i ka njoftuar të gjithë qytetarët e komunës se për herë të parë, Komuna e Malishevës do të nisë procesin e Buxhetimit me Pjesëmarrje për vitin 2025. Të gjithë qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë, të propozojnë ide për projekte dhe të votojnë. Komuna e vendos në buxhet për vitin 2025. Motoja është “Malisheva urbane në duar të përbashkëta”. Buxheti për propozimet mund të arrijë deri në 70 mijë €. “Mos harroni: Më 20 Gusht, në qytetin e Malishevës, do të mbahet takimi i parë i buxhetimit me pjesëmarrje, në gjimnazin “Hamdi Berisha” duke filluar nga ora 19:00.  Kjo iniciativë realizohet në bashkëpunim me Aktivitetin e USAID Kontrata Sociale” ka njoftuar Kryetar i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …