leoni

Komuna e Malishevës ekzekuton bursat për mbi 300 studentë meritorë për vitin 2022

Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme rreth procesimit të mjeteve për mbi 300 studentë të komunës së Malioshevës, që janë përfitues të bursës komunale në vlerë prej 300 euro, për vitin 2022, kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Arbëreshë Krasniqi, i kanë pritur në takim një grup prej tyre, ku edhe bashkëbiseduan për çështjet të cilat i preokupojnë studentët dhe Komunë. Kryetari Kastrati tha se, ky është numri më i madh i përfituesve të kësaj burse që i kemi përkrahur si Komunë, ku përfitues janë të gjithë studentët e komunës së Malishevës të cilët i kanë plotësuar kriteret e nevojshme. Si kryetar i Komunës së Malishevës ju siguroj se, ashtu siç jemi zotuar, edhe do të vazhdojmë të përkrahim studentët tanë, madje duke synuar që vitin e ardhshëm të rrisim vlerën financiare dhe numrin e studentëve që do t’i përkrahim.

May be an image of 2 people, people sitting and people standing

May be an image of 2 people, people sitting and people standing

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …