Komuna e Malishevës filloi konsultimet për buxhetimin me pjesëmarrje

Komuna e Malishevës  ka nisur konsultimet publike për realizimin e programit “Buxhetimi me Pjesëmarrje”. Ky program që për synim ka përfshirjen aktive të qytetarëve në vendimmarrje, filloi me takimin e parë publik mbrëmë, ku banorët e qytetit të Malishevës u informuan për këtë program. Nën moton “Malisheva urbane në duar të përbashkëta”, komuna ka ndarë më shumë se një përqind të buxhetit të saj për këtë program, me një shumë prej 70 mijë eurosh të caktuara për projektet që do të zgjidhen nga vetë qytetarët. Në këtë takim, drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, i prezantoi detajet e programit dhe kriteret e financimit të projekteve. Pas prezantimit, pjesëmarrësit paraqitën shtatë propozime, të cilat do të vlerësohen për të parë nëse plotësojnë kriteret, e më pas qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë për projektin që e konsiderojnë më të nevojshëm për qytetin gjatë një votimi që do të mbahet të dielën e ardhshme. Ky proces është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe planifikimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre. Ky program realizohet në koordinim të komunës me USAID.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …