Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, kompania ”Ekoregjionit”, njësia në Malishevë, Inspektorati, shkollat dhe shumë qytetarë, vazhdojnë fuqishëm zbatimin e planit, nga ” Task Forca” komunale për pastrimin e hapësirave publike për rreth institucioneve shkollore dhe qendrave të fshatrave. Edhe sot aksionit për pastrimin e ambientit në tërë territorin e komunës së Malishevës ju bashkuan edhe nxënësit e mësimdhënësit nga SHFMU-ja ”Gjergj Fishta” në fshatin Senik, dhe ”ShFMU” Ismet Jashari- Kumanova” nga fshati Temeqinë si dhe qytetarë të këtyre fshatrave. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Rifat Mazreku, tha se ”Pas gati një muaj kohe, aksioni ka ecur sipas planit dinamik dhe ka një gjithëpërfshirje të qytetarëve, nxënësve, kompanive dhe janë pastruar shumë hapësira publike, prandaj kjo mbështetje e madhe do të vazhdoi edhe ditëve në vijim”.