Komuna e Malishevës ka filluar dezinsektimin e zonave endemike

Në kuadër të zbatimit të Strategjisë Nacionale për Luftimin dhe Parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), Komuna e Malishevës, ka filluar dezinsektimin e zonave endemike, kundër rriqrave. Dezinsektimi ka filluar sot në fshatin Senik, ndërsa realizimin e këtij dezinsektimi e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha dhe drejtori i emergjencave, Shqipron Shala. Nënkryetari Krasniqi dhe drejtorët Berisha e Shala, kanë thënë se janë të përkushtuar që këtë strategji për luftimin e EHKK, ta zbatojnë për aq sa ka komuna kompetenca dhe mundësi, në mënyrë që qytetarët të jenë të sigurt dhe të kemi sa më pak raste të thumbimeve nga rriqrat, e të cilët janë bartës të virusit vdekjeprurës të EHKK. Pas Senikut, dezinsektimi do të vazhdoj në pjesët tjera, ku rastet e thumbimeve apo të rrezikut nga thumbimi i rriqrave është më i madh dhe paraqet rrezikshmëri. Përndryshe, lidhur me situatën endemike me EHKK, deri më tani nuk është regjistruar asnjë veprim konkret nga ana e përgjegjësve kryesorë për menaxhimin e kësaj situate, përkatësisht nga Këshilli Ndërministror për menaxhimin e situatës me EHKK. Përveç që ky këshill ka marrë masa për dezinsektim të zonave endemike, tani e disa vite me radhë, nuk është duke u bërë as repelimi i kafshëve, që konsiderohet si masa më efektive në luftimin e EHKK. Pavarësisht kësaj, Komuna e Malishevës, në vazhdimësi është duke zbatuar Strategjinë Nacionale për Luftimin dhe Parandalimin e EHKK dhe bën dezinsektimin e zonave endemike, brenda mundësive dhe kompetencave që ka.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …