Komuna e Malishevës ka mbajtur katër takime për planifikim buxhetor për vitin 2018

Komuna e Malishevës ka filluar hartimin e planit buxhetor për vitin e ardhshëm, në të cilin do të përfshihen, kërkesat e qytetarëve të dala nga dëgjimet publike të mbajtura, për Kornizën afatmesme buxhetore. Komuna e  Malishevës ka mbajtur katër dëgjime publike dhe është në vazhdim të mbajtjes së tyre me qytetarë, organizata joqeveritare, të rinj, parti politike si dhe Shoqata të Bizneseve. Edhe këtë vit kërkesat e qytetarëve që po dominojnë janë: infrastruktura rrugore, kanalizime, ujësjellës, hapësira të gjelbëruara, fusha sportive, ndriçime publike, mirëmbajtja e tyre, pajisja me mjete mësimore e shkollave, kabinetet e lëndëve natyrore, etj. thotë drejtori komunal i Financave, Vesel Krasniqi. Numri i qytetarëve pjesëmarrës në këto katër takime, ka shprehur një interesim të kënaqshëm, por nevoja është edhe më e madhe për prezencën dhe prioritetet e  tyre, sepse ata ndihmojnë në planifikim të buxhetit më të mirë, realizim po ashtu edhe në përfshirje më të gjerë të kërkesave të qytetarëve. Buxheti për vitin 2018 sipas Qarkores 2018/2 në Komunën e Malishevës, për pesë kategoritë është: Paga dhe mëditje (7.809.227.00 euro ), Mallra dhe shërbime(1.250.002.00 euro), Komunali (305.000.00 euro), subvencione dhe transferë(65.767.00 euro), shpenzime kapitale (4.392,811.00 euro), gjithsej buxheti për vitin 2018 do të jet (13.822,807.00 euro). ,,Pas dëgjimit të kërkesave tuaj, të nderuar qytetarë e që janë plotësisht të arsyeshme, ne si qeveri lokale do të bëjmë përpjekje për t’i realizuar, kërkesat tuaj që, përmirësojnë dukshëm mirëqenien qytetare, përmes investimeve kapitale, donatorëve e me bashkëpunimin tuaj si qytetarë dhe pjesëmarrës aktiv në planifikim dhe vendimmarrje” theksoi në fund të debatit publik me qytetarë, Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa , Vesel Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …