leoni

Komuna e Malishevës ka ndarë 150 bursa për studentë

Komuna e Malishevës, ka ndarë 150 bursa për studentë, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë përmbushur kriteret, bazuar në rregulloren për ndarjen e bursave për studentë. Pas vlerësimit nga ana e komisionit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka shprehur gatishmërinë e tij, që të mbështes 150 studentë me bursa. Subvencionimi i studentëve, apo ndarja e bursave, është bërë për studentët të cilët studiojnë në Universitetet Publike në Republikën e Kosovës dhe janë nga Komuna e Malishevës. Shuma për subvencion është nga 50 euro në muaj dhe këtë subvencion, studentët do ta marrin për gjashtë muaj, përkatësisht për periudhën kohore Janar-Qershor 2018. Sipas kësaj dhe vendimit të nxjerrë nga ana e kryetarit, Komuna e Malishevës, ka ndarë 45 mijë euro, për ti mbështetur studentët, të cilët studiojnë në universitete publike. Ndarja e bursave për studentë, është pjesë e angazhimeve të Komunës së Malishevës, për përkrahje të studentëve, në studimet e tyre. Në ueb faqen zyrtare të Komunës së Malishevës dhe në tabelën e shpalljeve në objektin e komunës, është e publikuar edhe lista e përfituesve të bursës (subvencionit).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …