Komuna e Malishevës me rastin e shënimit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, të mërkurën me 5 mars ka thirrur seancë solemne të Kuvendit Komunal e që do të mbahen me fillim në ora 10 në sallën e Kuvendit të Komunës.
Sipas agjendës së komunës të publikuar në faqën zyrtare të saj në facebook, me 5 mars ora e parë mësimore në shkolla i kushtohet Epopesë së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Pas seancës solemne është paraparë të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe Prekaz.
Më 7 mars 2025 janë paraparë këto aktivitete
Ora 11: Përurimi i lapidarit të mësuesit Jashar Krasniqi në fshatin Tërpezë e Poshtme
Ora 11: Orë Letrare në Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniq”
Ora 18: Ndezja e Flakadanëve në Kompleksin “Kodra e UÇK”-së në Ngucat.
Këto aktivitete organizohen nën patronatin e kryetarit të komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.