Komuna e Malishevës, me shqetësim të madh ka marrë informacionin për arrestimin e dytë radhazi, të ish kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Isni Kilaj. Ne si komunë, besojmë dhe jemi thellë të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë e pastër dhe mbi të gjitha ka qenë luftë për liri e çlirim.
Edhe njëherë, shprehim shqetësimin tonë për këto veprime të pandërprera ndaj luftëtarëve të lirisë. Ne besojmë në drejtësi. Lufta e UÇK-së, është një luftë e njohur nga të gjithë, luftë e cila i ka sjellë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Komuna e Malishevës beson se të gjithë bartësit e luftës çlirimtare, janë të pafajshëm dhe besojmë në kthimin sa më parë të tyre në vendlindje dhe pranë familjeve të tyre, thuhet në reagimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati.