Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, sot kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtor, kanë shpërndarë pako ushqimore dhe miell për rreth 200 familje, të cilat po ballafaqohen me vështirësi ekonomike e sociale. Këto pako ushqimore janë shpërndarë falë një bashkëpunimi shumë të mirë të komunës së Malishevës me organizatën “Qatar Charity”, për çka edhe kryetari Kastrati është shprehur shumë falënderues.