Komuna e Malishevës ka vazhduar edhe sot konsultimet për hartimin e buxhetit

Në kuadër të zbatimit të ligjeve, rritjes së transparencës dhe marrjes së propozimeve nga grupet e interesit, Komuna e Malishevës ka vazhduar me prezantimin e qarkores së dytë buxhetore dhe konsultimet për hartimin e projekt buxhetit për vitin 2025, në mënyrë që buxheti të jetë në tërësi në funksion të realizimit të planifikimeve dhe të nevoja të qytetarëve. Për këtë qëllim, edhe sot janë mbajtur dy dëgjime publike për buxhet, përkatësisht me sektorin e arsimit dhe sektorin e shëndetësisë në Komunën e Malishevës, kur përveç prezantimit të buxhetit të ndarë për këtë komunë, janë marrë edhe propozimet nga këta dy sektorë, për planifikimin sa më të mirë të buxhetit, e në veçanti të investimeve kapitale. Buxhetin e ka prezantuar drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, ndërsa në takimet konsultative kanë marrë pjesë edhe drejtori komunal për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Hajdin Berisha dhe zyrtarët e drejtorisë për arsimit. Në të dy takimet, janë paraqitur kërkesa që kanë të bëjnë për planifikim në investime në mirëmbajtjen e objekteve, investime në digjitalizim dhe pajisje të nevojshme, në siguri dhe të tjera, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira shëndetësore dhe rritje të cilësisë në arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …