Komuna e Malishevës ka njoftuar të gjithë qytetarët e komunës dhe të tjerët se nga sot (e martë 11 mars 2025) ka lansuar ueb faqen e re e cila është aktive dhe mund ta vizitoni në ketë adresë elektronike https://malisheve.rks-gov.net/ . Faqja e vjetër sipas këtij njoftimi nuk është më e qasshme. Ky ndryshim është bërë për të rritur transparencën, për të ofruar informim më të shpejtë dhe cilësor për të gjithë qytetarët.
Vizitoni uebfaqen e re https://malisheve.rks-gov.net/ dhe qëndroni të informuar për gjitha njoftimet, shpalljet, konkurset dhe informacionet tjera për aktivitetet e komunës.