Komuna e Malishevës nderon mësuesit me rastin e  shënimit të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit

Me rastin e shënimit të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, Komuna e Malishevës ka nderuar të gjithë mësimdhënësit, duke filluar nga veteranët e arsimit, përderisa e ka vazhduar edhe traditën e shpalljes së mësimdhënësit më të mirë. Me këtë rast janë zhvilluar një varg aktivitetesh, duke filluar nga urimi i kryetarit të komunës, e deri te shpallja e më të mirëve për këtë vit. Fillimisht, i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka uruar të gjithë mësimdhënësit e Komunës së Malishevës, ndërsa më pas, drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, e ka vizituar mësuesin veteran më të moshuarin në Komunën e Malishevës, Ismajl Krasniqi, të cilit edhe i ka ndarë mirënjohje të veçantë, e po ashtu mirënjohje është ndarë edhe për mësimdhënësen më të vjetër, Hanife Gashi. Në aktivitetin qendrorë që u mbajt me rastin e shënimit të 7 Marsit, të organizuar nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim, e ku morën pjesë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi dhe drejtoresha për arsim dhe edukim, Arbëreshë Krasniqi, u vlerësua puna dhe sakrifica në arsimin shqip, nga ditët e para e deri më sot, dhe kontributi i mësuesve ndër breza. “Mësuesit tanë, asnjëherë nuk u përkulën para sfidave, prandaj ne sot përulemi dhe i respektojnë të gjithë mësimdhënësit, për sakrificën që kanë bërë dhe bëjnë ende. Jo rastësisht kjo datë lidhet edhe me “Epopenë e UÇK-së”, pasi mësuesit tanë ishin ata që na edukuan dhe na mësuan atdhedashurinë dhe si të luftojmë për liri e atdhe, e si rezultat i kësaj, ne sot edhe festojmë lirshëm këto data me rëndësi historike për ne. Urime 7 Marsi dhe shumë suksese në punën tuaj fisnike”, ka thënë mes tjerash, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi.

Ndërsa drejtoresha e arsimit, Arbëreshë Krasniqi, në fjalën e saj, e paraqiti në mënyrë kronologjike zhvillimin e arsimit shqip, nga hapja e shkollës së parë shqipe, e deri në ditët e sotme, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në periudhën e luftës, që sipas drejtoreshës Krasniqi, edhe jo rastësisht kjo datë lidhet me “Epopenë e UÇK-së”. Më pas duke folur për zhvillimin e arsimit në shkollat tona, drejtoresha Krasniqi, tha se “Malisheva, në vazhdimësi ka investuar në shkolla, dhe këto investime do të vazhdojnë, me qëllim të rritjes së cilësisë”.

Në fund të këtij aktiviteti, janë ndarë mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar, ndërsa epitetin e më të mirit, e mori profesoresha në Gjimnazin “Hamdi Berisha”, Filloreta Bytyçi.

Paraprakisht, drejtoresha për arsim dhe edukim, Arbëreshë Krasniqi, mori pjesë edhe në shënimin e ditës së shkollës “Emin Duraku” në Dragobil, ku i ka uruar mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle, me rastin e ditës së shkollës dhe 7 Marsit.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …