Komuna e Malishevës në katërmujorin e dytë të këtij viti ka përkrahur edhe 110 nëna të cilat kanë aplikuar për përkrahje

Në kuadër të zbatimit të vendimit për përkrahjen e nënave që lindin fëmijë, Komuna e Malishevës në katërmujorin e dytë  të këtij viti ka përkrahur edhe 110 nëna të cilat kanë aplikuar për përkrahje. Komuna e Malishevës, që nga shtatori i vitit 2018, bazuar edhe në vendimin e Kuvendit të Komunës, i ka përkrahur të gjitha nënat që kanë lindur fëmijë, e ky vendim vazhdon të zbatohet ende. Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, ka bërë të ditur sot, se janë ekzekutuar pagesat nga 100 euro për 110 lehona, të cilat kanë aplikuar dhe shuma e përgjithshme që është paguar, është 11 mijë euro. Drejtori Mazreku, ka bërë të ditur se janë kryer pagesat për të gjitha ato nëna të cilat kanë aplikuar dhe aktualisht, nuk ka asnjë aplikim që nuk janë ekzekutuar mjetet në shumë prej 100 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …