Komuna e Malishevës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës ( IADK)

Komuna  e Malishevës dhe “IADK”-ja pajtohen të rregullojnë një bashkëpunim të afërt me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë së projekteve bujqësore të realizuar nga IADK-ja në Malishevë. Në mesin e pesë komunave të Kosovës, ku IADK-ja do të zbatoi projektin “Përfshirja ekonomike e të kthyerve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritjen e kapaciteteve përmes trajnimeve profesionale” është përfshirë edhe komuna e Malishevës. Ky projekt  përkrahet nga Deutsche Gesellschaft Fur International Zusammenarbeit (GIZ)  GmbH, i mandatuar nga Qeveria  e Republikës  Federale të Gjermanisë, koha e realizimit është shtator 2018- qershor 2020. Komuna e Malishevës do të krijoj të gjitha lehtësirat të parapara në marrëveshje dhe është zotuar për ta zbatuar në përpikëri marrëveshjen me IADK-në Të dy palët kanë përcaktuar përfaqësuesit e vet që të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjes dhe implementimin e projekteve, IADK-në e përfaqëson Arta Zhubi, projekt menaxhere ndërsa Komunën e Malishevës, Januz Mazreku. Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj dhe  Drejtorit  ekzekutiv të IADK-së Zenel Bunjaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …