Komuna e Malishevës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës

Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Kadastër dhe udhëzimeve që rrjedhin nga ky ligj, sot është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Komunës së Malishevës. Ky memorandum ka për qëllim rindërtimin e kadastrit në komunën e Malishevës, një projekt ky që mbështetet nga Banka Botërore dhe që përfshin katër zona kadastrale. Marrëveshja u nënshkrua nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti. Projekti do të krijojë mundësinë për shqyrtimin, vendosjen e njohjes dhe formalizmin e të drejtave pronësore mbi pronat e paluajtshme, duke përfshirë edhe trashëgiminë dhe transaksionet jo formale, të cilat nuk janë kontestuese. Katër zonat kadastrale të përfshira në këtë projekt janë Carralluka, Tërpeza, Pagarusha dhe Turjaka.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …