Komuna e Malishevës nis aktivitetet për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Komuna e Malishevës me orën letrare, të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me grupin letrar të Gjimnazit “Hamdi Berisha”, si dhe të Shoqatës për Kulturë dhe Letërsi, “Tafil Kelmendi”, filluan aktivitetet për shënimin e 17-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ky aktivitet dhe aktivitetet e ditëve në vijim, mbahen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Fjalën përshëndetës për nxënësit, mësimdhënësit, drejtuesit e shkollës, poetët dhe pjesëmarrësit tjerë, në emër të të parit të komunës e përcjelli, zyrtari për kulturë, Mehdi Krasniqi. “Sot bëhen 17 vjet Pavarësi të Republikës së Kosovës dhe 26  vite liri, e ne  dhe ju  të dashur nxënës e mësimdhënës, poetë e pjesëmarrës, kemi obligim dhe përgjegjësi, jo vetëm t’i kujtojmë dëshmorët e kombit, vlerat e UÇK-së, historinë, por edhe të angazhohemi në dhënien e kontributit, ju me arsim cilësor e vlera kulturore, ne në zhvillimin e shtetit dhe mirëqenies së njerëzve tanë, prandaj gjithë së bashku e bëjmë Kosovën më të bukur”, ka thënë Krasniqi.

Me përshendetje dhe urime pjesëmarrësve të orës letrare  të Pavarësisë, ju drejtuan edhe zëvendësdrejtori i shkollës, Argjend Morina, kryetari i SHKL “Tafil Kelmendi”, Fadil Javori, Komandanti i stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, kurse në pjesën e dytë lexuan poetët poezitë e tyre.  Në fund bibliotekës së shkollës ju dhuruan katër vepra të autorit, Tafil Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

Me 27 shkurt mbahet mbledha e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, z. Bekim Azizi ka njoftuar përmes faqes zyrtare të …