Komuna e Malishevës me orën letrare, të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me grupin letrar të SHML, Gjimnazit ‘Hamdi Berisha’, si dhe të Shoqatës për Kulturë dhe Letërsi, ‘Tafil Kelmendi, filluan shënimin për 17 Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ky aktivitet dhe aktivitetet e ditëve në vijim, mbahen nënpërkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.
Fjalën përshëndetës për nxënësit, mësimdhënësit, drejtuesit e shkollës, poetët dhe pjesëmarrësit tjerë, në emër të të parit të komunës e përcjelli, zyrtari për kulturë, Mehdi Krasniqi.’ Sot bëhen 17 vjet Pavarësi të Republikës së Kosovës dhe 26 vite liri, e ne dhe ju të dashur nxënës e mësimdhënës, poetë e pjesëmarrës, kemi obligim dhe përgjegjësi, jo vetëm t’i kujtojmë dëshmorët e kombit, vlerat e UÇK, historinë, por edhe të angazhohemi në dhënien e kontributit, ju me arsim cilësor e vlera kulturore, ne në zhvillimin e shtetit dhe mirëqenis së njerëzve tanë, prandaj gjithë së bashku e bëjmë Kosovën më të bukur’, Gëzuar!
Me përshendetje dhe urime pjesëmarrësve të orës letrare të Pavarësisë, ju drejtuan edhe, zëvendësdrejtori i shkollës, Argjend Morina, kryetari i SHKL’Tafil Kelmendi’, Fadil Javori, Komandanti i stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, kurse në pjesën e dytë lexuan poetët poezitë e tyre. Në fund bibliotekës së shkollës ju dhuruan katër vepra të autorit, Tafil Kelmendi.