Komuna e Malishevës organizoi turnirin e Pavarësisë në Volejboll

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Malishevës në bashkëpunim me Klubin e Volejbollit Malisheva dhe Federatën e Volejbollit të Kosovës, ka organizuar Turnir në Volejboll. Ky turnir është organizuar në Sallën e SHFMU “17- Shkurti” në Banjë. Në këtë Turnir i cili organizohet për herë të katërt me radhë, janë ftuar 3 ekipe të Volejbollit të Femrave nga qytetet fqinje.

Ekipet pjesëmarrëse në Turnir ishin:

  1. KV “Malisheva”- Malishevë

  2. KV “Theranda”- Suharekë

  3. KV “Feronikeli”- Drenas

  4. KV ”Vëllaznimi”- Gjakovë

Fitues i këtij turniri ishte KV “Feronikeli” nga Drenasi

Në këtë turnir ishte prezent edhe Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i Komunës së Malishevës, Fitim Shala, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe ekipet pjesëmarrëse në këtë Turnir të Pavarësisë. Ai theksoi se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport vazhdimisht i ka përkrahur klubet sportive dhe aktivitetet sportive, por synohet që në të ardhmen kjo mbështetje të jetë edhe më e madhe. Ai gjithashtu i uroj të pranishmit për 14 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …