Komuna e Malishevës, përkujton 11 shtatorin

Sikur çdo vit tjetër, edhe këtë vit, Komuna e Malishevës, përkatësisht kryetarit i komunës, Ragip Begaj, së bashku me zyrtarët komunal, kanë bërë nderime para flamurit amerikan, me rastin e kujtimit të ngjarjes së 11 shtatorit të vitit 2001 në New York të SHBA-ve, ku humbën jetën mijëra njerëz.

“Ne shqiptarët jemi përkrah popullit amerikan, në kujtim të ngjarjes së 11 shtatorit, ku humbën jetën mijëra njerëz të pafajshëm. Edhe sot, e përkujtojmë këtë datë dhe solidarizohemi me popullin amerikan”, ka thënë kryetari Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …