Takimi i buxhetimit me pjesëmarrje i mbajtur me 20 gusht 2024 në Gjimnazin “Hamdi Berisha” të komunës së Malishevës është një hap i rëndësishëm për angazhimin e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimin e projekteve që i shërbejnë komunitetit! Gjatë këtij takimi, qytetarët ndanë ide dhe propozime të vlefshme, të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit të Malishevës në përputhje me kriteret e përcaktuara nga komuna për përzgjedhjen e projekteve.
Propozimet e qytetarëve përfshijnë:
-
Fushë sportive në SHFMU “Ibrahim Mazrreku”.
-
Rruga “Hil Mosi”.
-
Këndi i lojërave tek HANDIKOS.