Komuna e Malishevës, reagon ndaj kompanive të cilat e kanë për obligim furnizimin me rrymë, me ujë për pije

Komuna e Malishevës, reagon ndaj kompanive të cilat e kanë për obligim furnizimin me rrymë, me ujë për pije

Sot Komuna e Malishevës, publikisht edhe njëherë reagon ndaj kompanive të cilat e kanë për obligim furnizimin me rrymë, me ujë për pije, mirëmbajtjen e parqeve dhe pastrimin e rrugëve, përkatësisht reagimi është ndaj KEDS-it, Kompanisë së “Hidroregjionit jugor” dhe “Eko regjionit”.

Në këto ditë të nxehta të verës dhe ardhjes së mërgimtarëve për pushime në vendlindje, këto kompani janë duke u treguar të papërgjegjshme, në furnizim me energji elektrike, më ujë për pije, e në shumë raste edhe me pastrimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e parkut të qytetit.

Në vazhdimësi ka ndërprerje të energjisë elektrike, në formë të reduktimeve duke ju vështirësuar jetesën qytetarëve, jo vetëm në qytet, por në tërë komunën. Po ashtu “Hidroregjioni” nuk është duke furnizuar me rregull qytetarët me ujë dhe të dyja këto kompani, po ju vështirësojnë jetesën qytetarëve. Edhe  “Eko regjioni”, gjithashtu nuk është duke mirëmbajtur në mënyrë të duhur parkun e qytetit, i cili frekuentohet shumë nga qytetarët, e po ashtu edhe rrugët në qytet nuk janë duke i pastruar me rregull.

Për të gjitha këto, Komuna e Malishevës kërkon nga këto kompani përgjegjëse, që të jenë në nivel të detyrës dhe të bëjnë furnizim të rregullt me energji elektrike, me ujë dhe të mirëmbahen rrugët e parqet.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …