Komuna e Malishevës shënon 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, janë zhvilluar disa aktivitete për shënimin e 14 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në kuadër të këtyre shënimeve, është mbajtur një mbledhje solemne e Kuvendit të Komunës së Malishevës, si dhe janë bërë nderime dhe homazhe te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në sheshin e dëshmorëve në Malishevë, si dhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, në Kleçkë dhe në Prekaz. Në mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës së Malishevës, kryetari Kastrati ka mbajtur një fjalim, ku i është drejtuar të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës. Në fjalën e tij, kryetari Kastrati, mes tjerash, ka thënë se “Dita e sotme, është më e rëndësishmja në historinë e rrugëtimit tonë si shtet, kjo datë është kurorëzim i përpjekjeve të gjenerative të tëra të popullit shqiptar, që kulmuan me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin Adem Jashari”. “Në këtë rrugëtim, edhe Malisheva ka dhënë kontributin e saj maksimal, si në luftë, e po ashtu edhe pas luftës Malisheva është angazhuar për shtet ndërtim dhe zhvillim dhe është nder për ne që i përkasim kësaj gjenerate që kontribuam për luftën dhe çlirimin  e vendit, deri në shpalljen e pavarësisë”, ka thënë Kastrati. Ai më pas, duke folur për rrjedhat dhe kontributin e të gjithëve pa dallim, tha se “kjo festë, është  e dyta me radhë që e presim pa figurat kyçe e meritore të luftës, njëherit pa akterët kryesor të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, të cilët padrejtësisht ndodhen në Hagë dhe Komuna e Malishevës, pret që sa më parë, të gjithë çlirimtarët të kthehen në mesin tonë”.

Një fjalim rasti e ka mbajtur edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, i cili, në mënyrë kronologjike, e paraqitur rrugëtimin tonë deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. “Ishte një rrugë plotë sakrifica dhe e mundimshme, andaj ne sot, jemi krenar për këtë dhe jemi të nderuar që ti përmendim e ti kujtojmë të gjithë të rënët për liri dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë e vendit, dhe për shtetndërtim”, tha kryesuesi Thaçi, në fjalën e tij. Ndërsa kryetari i OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, krahas urimeve për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka qenë i ashpër për deklaratat e pamatura dhe tendencioze që vijnë në adresë të çlirimtarëve. “Meritorë për Pavarësinë e Kosovës, janë populli, lufta e UÇK-së, dëshmorët dhe të gjithë të rënët për lirinë e vendit”, ka thënë Kryeziu.

Mund të jetë një imazh i 13 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …