Me rastin e shënimit të festave të 28 Nëntorit, Komuna e Malishevës nën përkujdesjen e kryetarit Ekrem Kastrati, organizon aktivitete sipas kësaj agjende:
Më 26.11.2024
• Ora 10:00 – Finalja në futboll në kuadër të garave shkollore – në Palestrën e sporteve “Habib Zogaj”
• Ora 11:00 – Orë letrare dhe pasurimi i bibliotekës me 500 ekzemplarë të librave
Vendi: SHFMU ”Hilmi Hoti” në Carallukë
Më 27.11.2024
• Ora 09:00 – Mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës – Kuvendi i Komunës në Malishevë
• Ora 09:30 – Homazhe te varrezat e dëshmorëve – Vendi: Malishevë dhe Kleçkë
• Ora 12:00 – Akademi Përkujtimore në nderim të të gjithë veteranëve të UÇK-së që janë ndarë nga jeta që nga paslufta (1999) e deri më sot. – Vendi: Shtëpia e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.
Të gjitha këto aktivitete organizohen nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.