Komuna e Malishevës shpallet nënkampione e Kosovës në futboll të vogël

Komuna e Malishevës sot ka marrë pjesë në garat e organizuara nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, garë në të cilën marrin pjesë të gjitha komunat në nivel Republike. Komuna e Malishevës fillimisht ka deklasuar komunën e Kamenicës, më pas Komunën e Obiliqit dhe Komunën e Gjakovës, duke shkuar kështu deri në finale kundër komunës së Drenasit, finale në të cilën pavarësisht dominimit të ndeshjes, në fund ndeshja u mbyll me rezultat 1-0 në favor të komunës së Drenasit. Vlen të theksohet se përveç shpalljes nënkampion, nga radhët e Komunës së Malishevës, është shpallur edhe portieri më i mirë, çmim të cilin e fitoi Besnik Krasniqi, me vetëm 2 gola të pranuara në të gjitha ndeshjet.

 

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …