leoni

Komuna e Malishevës shpërndanë maska dhe dorëza për qytetarët nëpër dyqane

Zyrtarët e Komunës së Malishevës, gjatë një vizite nëpër dyqane, markete dhe vende tjera, qytetarëve të cilët rastisën pa maska dhe dorëza, edhe pse numri i tyre ishte i pakët, ju ka shpërndarë këto mjete mbrojtëse, me qëllim të vetëdijesimit të tyre për përdorimin e maskave dhe dorëzave edhe kur dalin në dyqane e markete, si një prej masave më të efektshme për tu mbrojtur nga prekja me virusin COVID-19 dhe për mos përhapje të këtij virusi. “Jemi në rrugë të mirë dhe duhet ti kushtojmë edhe pak kujdes kësaj situate. Të gjithë e kemi të vështirë, pasi sot e 39 ditë jemi në karatinë për shkak të kësaj situate, por tani kemi një situatë më të qetë dhe jemi në ditën e gjashtë pa të prekur me COVID-19, përderisa numri i të shëruarve po shkon duke u rritur çdo ditë, prandaj duhet të gjithë së bashku të punojmë në këtë drejtim, që Malishevës ti largohet masa e karantinës. Mbani maska, dorëza, mbajeni distancën fizike kur dilni për tu furnizuar, kushtoni rëndësi pastrimit të duarve, pasi momentalisht kjo është arma e vetme për ta luftuar këtë virus”, ju ka thënë qytetarëve nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, gjatë vizitave në markete. Secili qytetar që është parë pa maska e dorëza, u janë dhënë këtë pajisje mbrojtëse, si dhe është kërkuar nga ata, që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që të gjithë së bashku ta luftojmë këtë virus dhe këtë pandemi, që sa më shpejt të dalim nga karatina dhe i tërë vendi të lirohet nga frika e prekjes me COVID-19. “Të gjithë së bashku mund t’ia dalim, pasi situata ka filluar të stabilizohet dhe kemi nevojë edhe për pak durim”, ka thënë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …