Komuna e Mitrovicës dhe OJQ “Prishtina-REA” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe drejtori i OJQ “Prishtina-REA”, Ahmet Jetullahu, në një takim ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Bujqësisë dhe  Zhvillimit Rural, Nasuf Aliu, kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në të ardhmen.

Me këtë marrëveshje parashihet që në Mitrovicë të organizohen aktivitete të promovimit  maksimal, me qëllim të ndërkombëtarizimit të pozitës së grave dhe të ngritjes së interesimit të biznesit të grave për investime të reja në sektorë përkatës.

Kjo iniciativë është disenjuar bashkërisht nga Prishtina REA, në partneritet me Oden e Tregtisë dhe Industrisë dhe Abigem nga Kocaeli (Turqi), Fabrika Cultura Association in Ancona Italy, Oda e Tregtisë e Industrisë Francezo-Shqiptare, Odat e Tregtisë së Maqedonisë, Serbisë, Mali të Zi, Shqipërisë etj.

Marrëveshja  është e bazuar në aktivitetin tre ditor (21-23 mars),  në të cilin do të marrin pjesë mbi 165 gra ndërmarrëse nga Kosova, Kocaeli, Parisi, Ancona, Tirana, Beogradi etj. Me rastin e realizimit të këtij aktiviteti në ditën e tretë, të gjitha gratë do të qëndrojnë në Mitrovicë, me qëllim të zhvillimit të disa vizitave dhe të diskutimit dhe rrjetëzimit në mes të grave ndërmarrëse të Mitrovicës  dhe atyre të vendeve të ndryshme.

Gratë e Mitrovicës dhe ato që vijnë nga vende të ndryshme,  do të kenë mundësinë të shkëmbejnë përvoja në turizëm, artizanate, aksesor, tekstil, agro-ushqim  e përpunim, makineri etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …