Komuna e Mitrovicës dhuron një autobus për klubin e futbollit Trepça

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka dorëzuar zyrtarisht vendimin për dhënie të një autobusi kryetarit të klubit “Trepça” z.Avni Haxhiu, i cili të martën do të jetë në zotërim të këtij klubi. Me këtë rast kryetari Bahtiri ka thënë se mbështetja për sportin vazhdon te jetë një ndër prioritetet e qeverisjes së tij.”

Klubi i sportit “Trepça” dikur ishte krenaria jo vetëm e qytetit të Mitrovicës e Kosovës por me sukseset e saja ky klub krijoji emër anë e kënd Botës” shtoi Bahtiri.

Ndërsa kryetari i klubit te futbollit “Trepça” z.Haxhiu, ka falënderuar kryetarin Bahtiri për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe njëkohësisht e njoftoi edhe për sfidat tjera të këtij klubi siç është rasti i mungesës së fanellave të reja për lojtarët e këtij klubi.

Në fund kryetari Bahtiri premtoi se klubit më të dashur te Mitrovicës do ti dhurojë komplet fanella të reja në vlere prej 3 mije euro, shpenzimet e të cilave do të paguhen nga vet firma e kryetarit Bahtiri ” Green Mushroom Farm” nga Holanda, vetëm e vetëm që klubi i futbollit “Trepça” të ketë një paraqitje sa më dinjitoze dhe ti kthehet krenaria e dikurshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …