Komuna e Mitrovicës së Veriut ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve

Komuna e Mitrovicës së Veriut sot ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë. Në ndërtesën e kontestuar janë të vendosura tri institucione që financohen nga Qeveria e Serbisë: “Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, “Qendra për Punë Sociale” nga Vushtrria dhe “Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës”. Më 22 gusht, autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut i dorëzuan nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiç, një raport ku thuhet se institucionet serbe duhet ta “lirojnë” objektin e tyre brenda tri ditësh. Inspektorati komunal tha se nuk i është ofruar ndonjë dokumentacion në bazë të të cilit institucionet e Serbisë mund ta shfrytëzojnë atë objekt, dhe se institucionet e Serbisë ishin njoftuar paraprakisht se duhet të përgatisin dhe paraqesin dokumente ose kontratë për shfrytëzimin e objektit.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …