leoni

Komuna e Mitrovicës do të mbështes Shoqatën e të verbërve

Përfaqësues e shoqatës së të verbërve të Kosovës dhe asaj ndërkomunale të Mitrovicës, me në krye Mexhit Foniqin dhe Skender Kerollin, janë pritur nga kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, me ç’rast diskutuan për mundësinë e zgjidhje së problemeve të shumta me të cilat kjo kategori po ballafaqohet në jetën e përditshme.

Foniqi dhe Kerolli, ia paraqitën kryetarit Bahtiri kërkesën  e specifikuar për mbulimin e shpenzimeve elementare për zhvillimin e aktiviteteve të Shoqatës ndërkumonale të të verbërve, për vitin 2016.

Ata njëkohësisht kërkuan nga kryetari Bahtiri që të ndihmoj anëtarët e shoqatës në forma të ndryshme, me qëllim të përmirësimit, respektivisht  të rritjes të cilësisë së jetës të qytetarëve me shikim të dobësuar, si dhe të punësimit të tyre apo të anëtarëve të familjeve të tyre.

Si problem që do zgjidhje të shpejtë, përfaqësuesit e të verbërve theksuan çështjen e rrymës, të cilën KEDS-i ua ka ndërpre për shkak të një borxhi të mëparshëm.

Kryetari Bahtiri, u shpreh i gatshëm të ju dal në ndihmë personave të kësaj kategorie qytetarësh, duke ju premtuar se shumë shpejt do ta prezantoj kërkesën e tyre në mbledhjen e ardhshme të KK.

“Patjetër se do të merrem me këtë çështje dhe në javën e ardhshme do ta qesim në mbledhjen e KK  kërkesën tuaj. Sa i përket rrymës, do të bisedoj edhe me drejtorin e KEDS-it edhe një herë për zgjidhjen e këtij problemi”, ju  tha kryetari Bahtiri atyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …