leoni

Komuna e Mitrovicës vazhdon të mbështes fermerët me projekte të ndryshme

Drejtori i drejtorisë së  Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Mitrovicës, Nasuf  Aliu, priti një grup fermerësh, të cilët i njoftoi për mundësinë e përfitimit të grandeve në fushën e grumbullimit të qumështit, pemëve e perimeve dhe bimëve aromatike.

Ai i njoftoi fermerët edhe për takimin që bashkë me kryetarin e komunës së Mitrovicës,  Agim Bahtiri kanë pas me ministrin e Bujqësisë dhe Zvillimit Rural, Memli Krasniqi, ku është biseduar për mbështetjen e fermerëve të Mitrovicës me prioritet, për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhet komuna.

Drejtori Aliu ju tha fermerëve se duke pas parasysh rëndësinë e këtyre bizneseve,  komuna e Mitrovicës së shpejti do të ndaj një fond prej 15.000 euro për fermerët që do të aplikojnë dhe që i plotësojnë kushtet për këto veprimtari.

“Nga veprimtaritë e lartpërmendura mund të përfitohet dhe të jetohet mirë dhe mund të kontribuohet në zhvillimin ekonomik të komunës. Ne si komunë do të krijojmë kushte dhe mundësi për programe të ndryshme dhe të rëndësishme në fushën e bujqësisë, ndërsa mbetet që ju të sillni projekte konkrete, të cilat ne do i mbështesim”, tha ndër të tjera drejtori Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …