Kuvendi Komunal i Prishtinës të hënën votoj Buxhetin për vitin 2025. Të pranishëm në sallën e kuvendit komunal ishin 26 asambleistë ku 25 prej tyre votuan pro, derisa një abstenoi. Ky miratim i buxheti kaloi pas tri dështimeve radhazi. Buxheti për vitin 2025 për Prishtinën, do të jetë 128 milionë euro. Në sallën e kuvendit komunal munguan asmbleistët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, përveq ish basketbollistit të Prishtinës, Edmond Azemit dhe Berat Lahut të cilët sipas pamjeve qëndruan në sallë për të mundësuar kuorumin për miratimin e buxhetit.