Sot në Prishtinë mbahet aktivitet për vetëdijesimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit

Komuna e Prishtinës ka hapur fushatën vetëdijësuese kundër sëmundjes së kancerit të gjirit

Komuna e Prishtinës ka hapur fushatën vetëdijësuese kundër sëmundjes së kancerit të gjirit “Race for the Cure Prishtina 2023”. Me rastin e hapjes së saj, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama theksoi se tashmë ka aparatura adekuate për kontrolle të tilla. Ai ju bërë thirrje të gjitha grave të kryejnë kontrolle dhe të bëjnë mamografi, pasi tashmë janë aparaturat e nevojshme dhe se nuk kanë nevojë të presin për radhë. Edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku theksoi se po punohet  vazhdimisht në përmirësimin e kushteve për t’i ndihmuar gratë në parandalimin dhe kurimin e kësaj sëmundje. Udhëheqësja e organizatës joqeveritare “Renesansa”, Violeta Pirana tha se po të angazhohemi së bashku, mund të bëhen mrekullira në luftimin e kësaj sëmundje, derisa shtoi se me hapjen e kësaj fushate, po hapim dyert për ndërgjegjësimin dhe rritjen e fondeve kundër kësaj beteje të pazakontë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …