Komuna e Prishtinës me jugo-"bashkim vëllazërimin" apo me Adem Jasharin?

Komuna e Prishtinës me jugo-“bashkim vëllazërimin” apo me Adem Jasharin?

Pas tri vjetësh qëndrimi në sirtarët e Komunës së Prishtinës, ka nisur realizimi i projektit për revitalizimin e platosë në sheshin, “Adem Jashari” në qendër të kryeqytetit. Fillimi i punimeve në këtë shesh kishte mbetur peng i mospajtimeve mes Komunës së Prishtinës dhe Kuvendit të Kosovës, të cilat ndajnë pronësinë e hapësirave të sheshit. Komuna vazhdimisht e kishte fajësuar Kuvendin se nuk ia ka dhënë pëlqimin për të punuar në pronën e tyre. Në kohën kur po punohet në renovimin e sheshit që mban emrin e komandantit legjendar të UÇK-së, janë shfaqur mospajtimet për qëndrimin e monumentit të “Vllaznim Bashkimit” në të. OVL e UÇK-së, kërkon që të largohet ky monument dhe të vendoset shtatorja e Adem Jasharit.

Në Komunën e Prishtinës nuk kanë treguar nëse do të vendoset statuja e heroit, por kanë garantuar se monumenti aktual nuk do të preket. “Vlera e projektit është 311 mijë euro, ndërsa ai parasheh sanimin e pllakave dhe revitalizimin e hapësirave të gjelbra, duke mos tjetërsuar simbolet që tash gjenden në shesh”, ka thënë Miranda Mullafazliu, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës. Kryeqytetit të Kosovës ende i mungon monumenti i Adem Jasharit, shqiptarit dhe familjes më të merituar të lirisë e pavarësisë së Kosovës. Duket se për komunarët e Prishtinës, dhe politikanët në pushtet, më i rëndësishëm vazhdon të jetë Sheshi që na përkujton robërinë gati një shekull nën Serbinë,  sesa Monumenti i Adem Jasharit i cili me gjakun dhe sakrificën tërë familjes  dhe gjaku i dëshmorëve e i martirëve i sollën lirinë Kosovës.  

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …