Komuna e Prishtinës: Nuk është arritur koalicion me AAK-në

Komuna e Prishtinës ka mohuar zërat
mbi arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje midis Vetëvendosjes dhe
AAK-së në kryeqytet. Sipas nënkryetarit, Dardan Sejdiu, nuk ka pasur ndonjë
takim të veçantë me përfaqësuesit e AAK-së, por nuk ka përjashtuar mundësinë që
kjo të ndodh në të ardhmen. Në rast të një koalicioni të tillë, atëherë Vetëvendosja
disi do të përmirësonte disavantazhin e saj në Kuvendin Komunal, ku nga 10
asamblesitë do të kishte gjithsejt 14. Në anën tjetër, asamblestët e LDK-së dhe
PDK-së që përbëjnë opozitën në Kuvendin Komunal të Prishtinës, numërojnë bashkërisht
27 këshilltarë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …