Komuna e Prishtinës lajmëron gjithë opinionin publik që artikulli i portalit (të çoroditur) Express se në shkolla të Prishtinës po shpërndahet qumësht me afat të skaduar, është e shpifje e rradhës e këtij portali. Komuna e Prishtinës do të ndërmarrë të gjitha masat që të padisë Gazetën Express për shpifje dhe për përhapje të panikut në popullatë. Kjo gazetë që financohet nga klanet e Qeverisë ka filluar një fushatë të shpifjeve dhe gënjeshtrave sidomos kundër opozitës, kundër klerit mysliman, kundër UÇK-së dhe kundër vrelave kombëtare shqiptare. Është ky i vetmi portal në gjuhën shqipe që lejon dhe i jep hapësirë damkosjes edhe të Legjendarit Adem Jashari. Ekspress gënjen 24 orë rresht, ngjall panik dhe kurdis gënjeshtra dhe damkos UÇK-në.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …