leoni

Komuna e Prizrenit

Komuna e Prizrenit: 𝗔𝗸𝘁𝗮𝗸𝘂𝘇𝗲̈ 𝗲 𝗻𝗴𝗿𝗶𝘁𝘂𝗿 𝗽𝗲̈𝗿 𝗰̧𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗷𝗲 𝘁𝗲𝗸𝗻𝗶𝗸𝗲

Nëpërmjet mediave, Komuna e Prizrenit dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi ka mësuar se është ngritur aktakuzë ndaj drejtoreshës Thaçi-Vezgishi.

Së pari, vlen të theksohet se Zyra për Komunikim Publik të Prokurorisë Themelore në Prizren, ka bërë publike këtë aktakuzë nëpërmjet një komunikate për media, me një praktikë jo-etike dhe jo-profesionale, pa e dorëzuar zyrtarisht aktakuzën tek drejtoresha.

𝐏𝐫𝐚 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐞𝐬𝐡𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐮𝐚𝐫 𝐞𝐧𝐝𝐞 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐚𝐤𝐭𝐚𝐤𝐮𝐳𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐧𝐞̈𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞.

Sipas aktakuzës që është parë tek mediat, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj drejtoreshës për shkak se nuk e përmbush detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë pasurore ose të detyrimeve financiare për vitin paraprak 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Prishtinë, 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐟𝐚𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫.

Kjo nuk qëndron, afati i fundit për dërgimin e formularit për deklarim të pasurisë ishte 19 qershor 2020, ndërkaq drejtoresha në muajin mars këtë formular ia ka dërguar organeve përkatëse komunale, kurse edhe më 18 qershor e ka ri-dërguar të njëjtin dokument tek organet përkatëse komunale, gjë që mund të verifikohet edhe nga e-mailat që janë publikuar në fotografinë e mëposhtme.

Ndërkaq, çështja tjetër për të cilën është ngritur aktakuza është mos deklarimi i të ardhurave personale të realizuara nga paga mujore që e ka marrë si zyrtare e lartë publike për periudhën raportuese 2019.

𝐊𝐞̈𝐭𝐮 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐥𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐦 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐨𝐬 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐫𝐮𝐛𝐫𝐢𝐤𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐥𝐚𝐫, ku dihet se kjo pagë është e njohur për publikun dhe përcaktohet sipas legjislacionit në fuqi, si dhe është e njëjtë për të gjithë drejtorët komunalë.

Me këtë rast, Komuna e Prizrenit fton të gjithë mediumet që të kenë kujdes në titujt e vendosur nëpër lajme, të cilët prekin drejtpërdrejtë integritetin personal dhe familjar të zyrtarëve publikë.

Ndaj drejtorëve komunalë, edhe më parë janë dorëzuar kallëzime të ndryshme penale, të cilët janë bërë mediatike, mirëpo pas hedhjes së tyre si të pabazuar, të njëjtat mediume nuk kanë qenë të interesuar që t’i publikojnë demantimet e këtyre lajmeve.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …