Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së organizon aktivitete përkujtimore për nder të 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit.
Agjenda e aktiviteteve:
1 shtator, e diel
10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë
11:00 – Homazhe te shtatorja e dëshmorit Xhevat Berisha në Shatërvan
12:00 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Kushnin
12:30 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Lez
Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar për media nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në ora 09:30.
2 shtator, e hënë
10:30 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Hoçë e Qytetit
11:00 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Jeshkovë
11:30 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Lybeqevë (Malësia e Vërrinit)
Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar për media nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në ora 09:50.